Nënshkruhet kontrata për renovimin e objektit të IML-së

Ministrja e Drejtësisë [MD], Albulena Haxhiu, ka njoftuar se ka nënshkruar kontratën për renovimin e objektit të Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Haxhiu, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka njoftuar se investimi do të përfshijë renovimin e laboratorëve, sallave të autopsisë, kulmit dhe zyrave të punës.

Haxhiu theksoi se vlera e kontratës është mbi 814 milionë eurove.

“Sot nënshkrova kontratën për renovimin e objektit të Institutit të Mjekësisë Ligjore, me një vlerë prej 814,229.72 euro. Ky investim po bëhet për herë të parë dhe do të mundësojë transformimin e plotë të hapësirës së brendshme, duke përfshirë renovimin e laboratorëve, sallave të autopsisë, kulmit dhe zyrave të punës. Përmes këtij projekti, po ndërtojmë një institut që jo vetëm që përmbush standardet më të larta teknike dhe funksionale, por edhe rrit sigurinë dhe efikasitetin e shërbimeve për qytetarët. Ky është një hap konkret drejt përmirësimit të infrastrukturës mjeko-ligjore, duke garantuar shërbime moderne dhe cilësore në të gjitha rastet”, shkroi Haxhiu.

Vlen të theksohet se objekti i IML-së është përfshirë nga zjarri dy herë gjatë vitit të kaluar.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika