Nënshkruhet kontrata prej 2.7 milionë euro për renovimin e Palestrës së Sporteve në Gjilan
Është nënshkruar kontrata në vlerë prej 2.7 milionë euro për renovimin e Pallatit të Sporteve në Gjilan, ka njoftuar komuna. Me anë të një deklarate në Facebook, theksohet se me këtë, sportistët do të kenë kushte më të mira për të kryer aktivitete e tyre. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka deklaruar se […]
Është nënshkruar kontrata në vlerë prej 2.7 milionë euro për renovimin e Pallatit të Sporteve në Gjilan, ka njoftuar komuna.
Me anë të një deklarate në Facebook, theksohet se me këtë, sportistët do të kenë kushte më të mira për të kryer aktivitete e tyre.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka deklaruar se fundviti po vjen me super investim në komunën që ai udhëheqë.
“Kemi nënshkruar kontratën me vlerë prej rreth 2.7 milionë euro, po rinovojmë Palestrën e Sporteve, duke u ofruar sportistëve tanë kushte të shkëlqyera për t’u stërvitur, për të shkëlqyer dhe për të na bërë krenarë”, ka deklaruar Hyseni.















