Nënshkruhet marrëveshja e zbatimit për projektin “Fuqizimi Ekonomik i Grave”

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare (MPFVLÇ) dhe Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) kanë nënshkruar Marrëveshjen e Zbatimit për projektin “Fuqizimi Ekonomik i Grave (EEW)”, një iniciativë që synon të përmirësojë kushtet strukturore, individuale dhe sociale për gratë në Kosovë, duke rritur qasjen e tyre në tregun e punës dhe mundësitë për punësim, me fokus të veçantë te gratë nga zonat rurale dhe kategoritë më pak të përfaqësuara.

Sipas njoftimit, përmes këtij projekti do të mbështetet zhvillimi dhe përmirësimi i shërbimeve të punësimit, fuqizimi i kapaciteteve institucionale, orientimi në karrierë, aftësimi profesional dhe promovimi i politikave aktive të tregut të punës, me synim krijimin e më shumë mundësive për përfshirjen e grave në jetën ekonomike.

Po ashtu, projekti parasheh bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare dhe Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës për mbështetjen e ndërmarrjeve sociale. Në këtë kuadër do të themelohet një grup i përbashkët pune dhe do të realizohet një vlerësim i nevojave, mbi bazën e të cilit do të planifikohen aktivitetet e mëtejshme në përputhje me objektivat e projektit dhe burimet në dispozicion.

“Marrëveshja është pjesë e bashkëpunimit zhvillimor ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë, e cila zbatohet në kuadër të marrëveshjeve dhe dakordimeve ndërmjet dy qeverive për bashkëpunim ekonomik dhe teknik, duke dëshmuar edhe një herë partneritetin e ngushtë ndërmjet dy vendeve në mbështetje të zhvillimit ekonomik dhe social të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika