Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçvski, ka njoftuar se është nënshkruar Marrëveshja Frontex në gjuhën maqedonase në mes të tij dhe presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. Sipas tij me këto akte gjuha maqedonase hyn në përdorim zyrtar ne institucionet evropiane.

“Sot nënshkruam Marrëveshjen Frontex në gjuhën maqedonase, pa shtesa e fusnota. Gjuha dhe identiteti maqedonas ruhen dhe bazohen në legjislacionin evropian. Ky është premtimi që kam dhënë dhe ky është premtimi që kam mbajtur”.

“Ky akt kurorëzon angazhimin për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës maqedonase në rrugën tonë evropiane dhe lartëson statusin e gjuhës maqedonase në përdorim zyrtar me institucionet evropiane”, ka shkruar Kovaçevski.

Kovaçvski, ka thënë se gjuha maqedonase tani është pjesë identitetit evropiane dhe i ka falënderuar paraardhësit për emancipimin e gjuhës, kulturës maqedonase.