Nënshkruhet marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të kualifikimeve profesionale

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar për nënshkrimin e marrëveshjes duke thënë se në kuadër të kësaj marrëveshjeje shtohen edhe disa profesione të tjera, “duke lehtësuar më tej lëvizjen e profesionistëve dhe shfrytëzimin e potencialit të madh të burimeve tona njerëzore”.

Liderët e Ballkanit Perëndimor të hënën kanë nënshkruar marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë të kualifikimeve profesionale në kuadër të Procesit të Samitit të Berlinit që po mbahet në Tiranë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në Facebook ka njoftuar për nënshkrimin e marrëveshjes duke thënë se në kuadër të kësaj marrëveshjeje shtohen edhe disa profesione të tjera, “duke lehtësuar më tej lëvizjen e profesionistëve dhe shfrytëzimin e potencialit të madh të burimeve tona njerëzore”.

Po ashtu në ambientet pranë Piramidës pas samitit të Procesit të Berlinit u përurua edhe Kolegji Europian në Tiranë.

Rektorja, Federica Mogherini u shpreh se aktiviteti i kolegjit do të nisë vitin e ardhshëm.

“Po e përurojmë sot në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit këtu në Tiranën e bukur në këtë vendndodhje të mrekullueshme, zyrën e parë të kolegjit të Europës këtu në Tiranë që do të udhëheqë rrugën për ngritjen e degës sonë që do të nisë aktivitetet shtatorin e ardhshëm 2024-2025”, tha Mogherini.

Ajo u shpreh krenare për këtë arritje.

“Pas kësaj zyre do të kemi rezidencën për studentët, klasat dhe objektin për të nisur mësimdhënien vitin e ardhshëm”, u shpreh ajo.

Sipas Mogherini-t kolegji do të sjellë studentë nga i gjithë rajoni, ndërsa theksoi se diploma do të jetë e akredituar nga autoritetet holandeze.

Ndërsa kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e quajti “të mahnitshme” hapjen e këtij kolegji.

Ai ka falënderuar të gjithë liderët e BE-së që ishin të pranishëm duke thënë se “BE-ja është bekim i madh për të gjitha vendet tona, burimi më i thellë i dijes se si të ndërtohen institucionet, janë institucionet ato që bëjnë dallimin”.

“Dua të falënderoj të gjithë me zemër, të gjithë ata nga BE-ja që janë këtu sepse vetëm prania juaj fizikisht, shpenzimi i gjithë kësaj dite me ne është dhuratë që ne shqiptarët e çmojmë shumë sepse u izoluam nga bota për shekuj të tërë, nuk patëm mundësi të zgjedhim se me kë duam të ishim”, ka thënë Rama.

Ndryshe, të hënën u mbajt samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë.

Kjo është hera e parë që një takim i procesit të Berlinit organizohet jashtë kufijve të BE-së.

Hapja zyrtare e samitit u bë me fjalimet e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, shefes së KE-së, Ursula von der Leyen, dhe presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika