Nënshkruhet marrëveshja për projektin “Solar për Kosovën-Ngrohje Qendrore”

Të martën është nënshkruar marrëveshja e huasë dhe grantit për Projektin “Solar për Kosovën-Ngrohje Qendrore”, që në tërësi ka vlerën prej 80 milionë eurosh, për çka është konsideruar i rëndësishëm për kryeqytetin dhe për mbrojtjen e ajrit

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes FOTO: Kosovapress

Të martën e 20 dhjetorit është nënshkruar marrëveshja e huasë dhe grantit për Projektin “Solar për Kosovën-Ngrohje Qendrore”.

Projekti në tërësi ka vlerën prej 80 milionë eurosh, për çka është konsideruar i rëndësishëm për kryeqytetin dhe për mbrojtjen e ajrit, shkruan kp.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se janë dy marrëveshje të granteve dhe se me këtë projekt do të ruhet energjia për shtrirjen më të madhe të ngrohjes qendrore.

“Ky projekt është i pari në rajon, i cili përdor në masë të madhe energjinë diellore. Projekti në tërësi shkon në vlerën në mbi 80 milionë euro. Projekti si i tillë është unik, paraqet një ndër kapacitetet më të mëdha për ngrohje diellore, e cila ruhet për t’u përdorur pastaj për ngrohje qendrore edhe për 38 mijë qytetarë që nuk kanë pasur qasje më parë në ngrohje qendrore”, ka thënë Murati.

Ndërkaq, ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka thënë se Kosova ka potencial të madh për energjinë dhe është me rëndësi që të ketë alternativa të tjera për energji termike.

“Është një moment shumë i rëndësishëm për ne për të pasur energji diellore. 37 mijë qytetarë do të përfitojnë prej furnizimit me energji të gjelbër. BE-ja mbështet edhe Kosovën për zhvillim të qëndrueshëm. Këto projekte do të kenë ndikim afatgjatë. Kosova ka potencial të madh për energji, por ju mund të bëni edhe më shumë për tranzicionin”, ka deklaruar ai.

Ndërsa, zëvendësambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Matthias Conrad ka potencuar se ky është lajm shumë i mirë dhe hap përpara.

“Dua të përgëzoj të gjithë partnerët për këtë bashkëpunim. Gjermania është e përkushtuar që të ndihmojë Kosovën, ky është edhe angazhimi ynë më i madh i procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor, për Kosovën në veçanti”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, Gjermania ka luajtur rol kryesor në dy dekadat e fundit në zhvillimin e energjisë duke theksuar se përvoja me krizën e energjisë ka treguar se është me rëndësi që të përshpejtohet gjetja e burimeve të tjera. /ksp/

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika