Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi në mes MASHT-it dhe UP-së në fushën e zhvillimit profesional të profesionistëve arsimorë

Minisrja Arsimit, Teknologjisë, Shkencës dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se është nënshkruar një marrëveshje me Universitetin e Prishtinës "Hasan Prishtina", në avancimin e personelit arsimor. Sipas marrëveshjes, MASHTI do të ofrojë mbështetje për Fakultetin e Edukimit në planifikimin dhe realizimin e projekteve hulumtuese dhe jo vetëm

Është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në fushën e zhvillimit profesional të mësimdhënësve, drejtorëve të shkollave dhe profesionistëve të tjerë arsimorë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e këtij dikasteri, Arbërie Nagavci.

“Bashkë me rektorin e Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi dhe dekanin e Fakultetit të Edukimit, Blerim Saqipi, nënshkruam Marrëveshje Bashkëpunimi në fushën e zhvillimit profesional të mësimdhënësve, drejtorëve të shkollave dhe profesionistëve të tjerë arsimorë në Republikën e Kosovës. Marrëveshja ka për qëllim implementimin e aktiviteteve të përbashkëta në zhvillimin profesional të personelit të institucioneve të arsimit parauniversitar dhe hulumtimit shkencor në fushat përkatëse”, thuhet në njoftim.

Krahas kësaj, bëhet e ditur se MASHTI do të ofrojë mbështetje për Fakultetin e Edukimit në planifikimin dhe realizimin e projekteve hulumtuese e njëherit, ky i fundit do të organizojë zbatimin e programeve të zhvillimit profesional për mësimdhënës dhe jo vetëm.

“Me këtë marrëveshje, MASHTI do të ofrojë mbështetje për Fakultetin e Edukimit në planifikimin dhe realizimin e projekteve hulumtuese me bazë në shkollë dhe komunitet që shërbejnë për zhvillimin e cilësisë së mësimdhënies në institucionet e arsimit parauniversitar. Ndërkaq, Fakulteti i Edukimit organizon zbatimin e programeve të zhvillimit profesional për mësimdhënës, drejtorë të shkollave dhe profesionistë tjerë arsimorë në tematikat e cilësuara me interes për zhvillimin e institucioneve arsimore dhe përmirësimin e cilësisë në arsim”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika