Dhjetë persona janë duke u trajtuar në spital teksa nëntë prej tyre besohet janë në gjendje të rëndë pas lëndimeve të marra nga një sulm me thikë që ndodhi të shtunën në një tren të linjës Doncaster-Londër.
Dy persona janë arrestuar pasi treni bëri një ndalesë të paplanifikuar në stacionin Huntingdon që policia të ndërhynte, shkruan Reuters, transmeton Dukagjini.
Policia Britanike e Transportit tha se policia kundër terrorizmit po e mbështeste hetimin e saj ndërsa punon për të përcaktuar rrethanat e plota dhe motivimin e incidentit.
“Po kryejmë hetime urgjente për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur, dhe mund të duhet pak kohë para se të jemi në gjendje të konfirmojmë diçka më tej. Në këtë fazë të hershme nuk do të ishte e përshtatshme të spekulohej mbi shkaqet e incidentit” tha Shefi i Policisë Britanike të Transportit, Chris Casey.
Kryeministri britanik, Keir Starmer, e ka konsideruar incidentit si të tmerrshëm dhe se është thellësisht shqetësues teksa u ka bërë thirrje njerëzve të ndjekin këshillat e autoriteteve lokale.
“Mendimet e mia janë me të gjithë ata që janë prekur dhe falënderimet e mia shkojnë për shërbimet e emergjencës për reagimin e tyre”, tha ai.
Policia Britanike e Transportit thotë se oficerët e antiterrorizmit po mbështesin hetimin ndërsa “punojnë për të përcaktuar rrethanat dhe motivimin e plotë”.