Nëntë persona të lënduar në një aksident në Klinë
Nëntë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në fshatin Rixhevë në Klinë. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova i cili ka njoftuar se në ketë aksident ishin të përfshira pesë vetura. “Sot rreth orës 18:10, Policia është […]
Nëntë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në fshatin Rixhevë në Klinë.
Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova i cili ka njoftuar se në ketë aksident ishin të përfshira pesë vetura.
“Sot rreth orës 18:10, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne fshatin Rixhevë-Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara pesë vetura dhe si pasojë e aksidentit nëntë persona kanë pësuar lendime trupore ku dy nga të lenduarit ishin fëmijë, të lenduarit janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, ka thënë ai.















