Nëntë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve në Kosovë

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë raportit ditor i ka iniciuar nëntë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit. Bazuar në raportin e PK-së, në të gjitha rastet viktimat janë gra.

Fillimisht, në Prishtinë një grua ka raportuar se bashkëshorti i saj e ka sulmuar fizikisht, e dhunë ka thënë se ka pasur edhe më parë.

Viktima ka njoftuar se nuk ndihet e rrezikuar, e pas intervistimit me dëshirën e saj ka shkuar në strehimore me dy fëmijët e saj. Prokurori është njoftuar për rastin, e rasti u iniciua si “dhunë në familje”.

“Lidhur me rastin, në prezencë  të zyrtarit të QPS-së viktima pas intervistimit, me dëshirën e saj ka shkuar në strehimore bashkë me (dy) fëmijët e saj. Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa i dyshuari pritet që të intervistohet pasi të sigurohet prezenca e tij. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa, në Obiliq një grua ka raportuar se djali i saj i birësuar, që sipas saj s’ka qëndrueshmëri psikike, i ka shkaktuar dhunë. Me vendim të prokurorit, pas trajtimit mjekësor në psikiatri, ai është dërguar në mbajtje.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se djali i saj i birësuar i dyshuari mashkull kosovar,  i cili nuk ka qëndrueshmëri  psikike (i sëmur),  ka shkaktuar dhunë ndaj saj. I dyshuari me vendim të prokurorit,  pas trajtimit  mjekësor  në psikiatri është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. 

Tutje, në Fushë-Kosovë janë iniciuar dy raste të dhunës e janë arrestuar dy persona, pasi njëri dyshohet se kishte rrahur bashkëshorten dhe vajzën e tij, e i dyshuari tjetër ka sulmuar fizikisht të fejuarën.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht dy viktimat femra kosovare, bashkëshorten dhe vajzën e tij. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar një armë gjuetie për të cilën posedonte leje dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.  

Në rastin e parë të dyshuarit i është sekuestruar një armë gjueti që e posedonte me leje. Dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht të fejuarën e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje.  

Ndërsa, në Shtime është arrestuar një grua, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht babanë e saj. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, e e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Në Gjakovë, Policia i ka iniciuar dy raste të dhunës në familje.

Një grua ka raportuar se vazhdimisht është keqtrajtuar nga bashkëshorti i saj. Ajo ka kërkuar urdhër mbrojtës, e i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, me të meta mentale pasi që i njëjti i kishte keqtrajtuar dy viktimat femra kosovare, nënën dhe bashkëshorten. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

E, në Mitrovicë të Jugut një grua është ankuar se bashkëshorti i saj ka ushtruar në vazhdimësi dhunë ndaj saj.

“I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima së bashku me fëmijët e saj është dërguar në strehimore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika