Nëntë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka raportuar nëntë raste të reja dhe asnjë person të vdekur nga COVID-19 në Kosovë.

Numri i të infektuarve vjen nga 536 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe  Universitar i Kosovës (ShSKUK).

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar, gjithsej, 39 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë, gjithsej, 504.

Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar 90 persona kundër Coronavirusit.

Ndërkaq, 901 mijë e 871 persona janë vaksinuar me dozën e parë, teksa numri i të vaksinuarve me të dy dozat ka arritur në 821 mijë e 117.

Ndryshe, numri i marrjes së dozave të treta apo përforcuese ka arritur në 100 mijë e 625.

Janë një milion e 823 mijë e 780 doza të administruara në total.

Një ditë më parë, më 11 prill, në Kosovë asnjë person nuk e ka humbur jetën nga Coronavirusi.

Shija e redaktorit

111 vjet që nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë

Sot 111 vjet më parë në Vlorë, përfaqësues të Vilajeteve shqiptare e shpallën pavarësinë e shtetit shqiptar. Kuvendi Kombëtar i Vlorës mbledhjen e tij të...

Presidentja Osmani udhëton për në Tiranë, merr pjesë në Samitin...

Presidentja e Kosovës, me ftesë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ka udhëtuar për në Tiranë ku do të marrë pjesë në Samitin III...

“Revolta shqiptare ndaj osmanëve”, botimi i “The Spectator” më 1880...

Në një artikull të publikuar në revistën britanike, “The Spectator”, më 15 maj 1880, rrëfehet historia e një revolte shqiptare dhe shfaq vështirësinë që...

Të fundit nga rubrika