Nëntë sirianë të vrarë pas shpërthimit të një mine

Të paktën nëntë persona u vranë dhe 12 të tjerë u plagosën kur mina e mbetur nga terroristët e DEASH-it (ISIS), ka shpërthyer në afërsi të distriktit Salamiyah në fshatin lindor të provincës Hama të Sirisë

Foto ilustruese

Nëntë civilë në Siri janë vrarë nga shpërthimi i një mine të vendosur nga militantët, ka bërë të ditur më 27 shkurt media shtetërore siriane.

Kjo është tragjedia e fundit që ka prekur gjuetarët e tartufit në fshatin e shkatërruar nga lufta në vend.

Në provincën qendrore të Hama, një minë tokësore ishte lënë pas nga militantët nën makinën e tyre, “nëntë qytetarë janë vranë dhe 12 të tjerë janë plagosur… në fshatin lindor të Al-Salamijah”, ka njoftuar agjencia zyrtare e lajmeve SANA.

Sipas vëzhguesit sirian për të Drejtat e Njeriut, viktimat ishin në shkretëtirë duke kërkuar për tartuf, një delikatesë që mund të arrijë shuma marramendëse.

Sipas vëzhguesit, i cili ka një rrjet të gjerë burimesh brenda Sirisë, më 18 shkurt, të paktën 68 individë që po kërkonin tartuf në një shkretëtirë në krahinën fqinje të Homsit, u vranë në një sulm të dyshuar të grupit militant, Shteti Islamik.

Vëzhguesi sirian ka thënë se IS-i po shfrytëzonte nga korrja vjetore e tartufit, sezon e cila është nga shkurti deri në prill, për të kryer sulme.

Vitet e fundit, rajonet qendrore, verilindore dhe lindore të vendit kanë parë një rritje të konsiderueshme të numrit të vdekjeve të lidhura pikërisht me gjetjen e tartufit, viktima ku janë të përfshira edhe gra dhe fëmijë.

Sipas vëzhguesit, në luftën civile 12-vjeçare të Sirisë, eksplozivët e vendosur në fusha, përgjatë rrugëve madje edhe në ndërtesa nga të gjitha anët, kanë vrarë qindra qytetarë dhe kanë plagosur mijëra të tjerë.

Gjithashtu, Kombet e Bashkuara kanë thënë se në të gjithë Sirinë, mbi 10 milionë njerëz jetojnë në zona të kontaminuara nga mjete shpërthyese.

Që nga shtypja brutale e protestave antiqeveritare në mars 2011, kur shpërtheu kriza në Siri, 500 mijë njerëz kanë vdekur dhe miliona të tjerë janë zhvendosur.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika