Nëntë sportele të reja për menaxhimin digjital të radhëve në QShQ

Në Komunën e Prishtinës ka filluar menaxhimi digjital i radhëve në nëntë sportele të Qendrës për Shërbim me Qytetarë, duke siguruar shërbime më efikase dhe të shpejta për qytetarët

Menaxhimi digjital i radhëve në Qendrën për Shërbim me Qytetarë.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se drejtoria e Administratës, si pjesë e reformave administrative, ka filluar me zbatimin e projektit për menaxhimin digjital të radhëve në Qendrën për Shërbim me Qytetarë (QShQ).

Kjo iniciativë ka për qëllim t’i përmirësojë shërbimet që ofrohen ndaj qytetarëve.

Sipas njoftimit, në Qendrën për Shërbim me Qytetarë do të jenë në dispozicion nëntë sportele, të cilat do të jenë të dedikuara për pranimin e kërkesave të qytetarëve.

Një nga ndryshimet kryesore është se çdo qytetar që dëshiron të përfitojë shërbimet në QSHQ, do të duhet të nxjerrë një tiketë nga sistemi i menaxhimit të radhëve.

Shërbimet do të mund të realizohen nga ora 08:00 deri në 16:00.

“Duke u bazuar në kërkesat e shumta të qytetarëve, çdo qytetar që do të kërkojë shërbim në Qendrën për Shërbim me Qytetarë, do të nxjerrë tiketën nga sistemi për menaxhimin e radhëve. Këtë shërbim mund ta realizojnë nga ora 08:00 – 16:00, gjë që do t’ua mundësojë shërbime më të shpejta dhe efikase”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika