Nëntë të arrestuar në Zubin-Potok për krime lufte, operacioni lidhet me “Grupin e Intelektualëve”

Policia e Kosovës ka njoftuar se nëntë persona janë arrestuar të dielën në komunën e Zubin Potokut, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Sipas një komunikate të përbashkët të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, operacioni është zhvilluar në orët e hershme të mëngjesit të 27 shtatorit 2026, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Operacioni, i koduar “Dosja 23”, është realizuar nga Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, me mbështetjen e njësive të tjera të specializuara policore.

Sipas komunikatës, operacioni ndërlidhet me rastin e njohur si “Grupi i intelektualëve”.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se për detaje të mëtejshme lidhur me operacionin dhe veprimet e ndërmarra do ta informojnë publikun në momentin kur informacioni mund të bëhet publik.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika