Nëntë të vrarë e 10 të plagosur nga sulmi i armatosur në Ekuador

Në Ekuador, një sulm i armatosur ka shkaktuar vdekjen e nëntë personave dhe plagosjen e 10 të tjerëve

Oficerët e policisë ecin përpara një automjeti ushtarak të blinduar ndërsa marrin pjesë në një operacion të përbashkët ushtarak dhe policor në lagjen Socio Vivienda, në Guayaquil, Ekuador, 26 mars 2024, Reuters.

Të paktën nëntë persona janë vrarë dhe dhjetë të tjerë janë plagosur, si pasojë e një sulmi të armatosur në qytetin bregdetar Guayaquil të Ekuadorit.

Sulmi ndodhi rreth orës 7 të mbrëmjes të shtunën, në lagjen jugore të Guasmos. Sipas policisë, grupi i armatosur hyri në një rrugë këmbësorësh në një automjet të tipit “Chevrolet Spark” gri, ku një grup njerëzish po ushtronin sport.

Sulmuesit dolën nga mjeti dhe vazhduan të qëllonin njerëzit.

“Deri tani, rezultati është nëntë persona të vrarë dhe 10 të plagosur”, u ka thënë koloneli i policisë, Ramiro Arequipa, gazetarëve rreth mesditës të dielën.

Kjo ishte vrasje e dytë masive në dy ditë, raporton AFP.

Të premten, pesë persona që ishin rrëmbyer, u vranë me ekzekutim në provincën bregdetare të Manabit, nga një grup armiqsh të armatosur.

Policia ka thënë se kishte shenja që viktimat ishin turistë, që ndodheshin në mënyrë të gabuar në një mosmarrëveshje vendase për trafikimin e drogës.

Në atë rast, ishin rrëmbyer në total 11 persona. Policia ka njoftuar se gjashtë të tjerët, përfshirë pesë të mitur, u shpëtuan dhe iu dorëzuan familjeve të tyre.

Dy të dyshuar u arrestuan të shtunën në mëngjes, sipas policisë.

Ekuadori dikur konsiderohej një bastion i paqes në Amerikën Latine, por në vitet e fundit ka parë një rritje të sulmeve të dhunshme.

Ekuadori kaloi një normë prej 40 vdekjesh të dhunshme për 100,000 banorë në fund të vitit 2023, një nga më të lartat në rajon, sipas policisë.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika