Filmi i metrazhit të gjatë artistik “Nëntor i ftohtë” me regjisor Ismet Sijarina, është bërë pjesë e Netflix International, shërbimit të transmetimit të shfaqjeve televizive, filmave, animacioneve, dokumentarëve, dhe shumë produkteve të tjera kinematografike.
Këtë e ka bërë të ditur Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK).
Në vitin 2018, “Nëntor i ftohtë” ka pasur premierën botërore në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në San Sebastian, kurse në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Cyrih të Zvicrës, është shpërblyer me çmimin e publikut.
Gjithashtu, këtë lajm e ka bërë të ditur aktori Fatmir Spahiu, i cili ka një prej roleve kryesore në këtë film.
“Nje lajm i mire per mua dhe per te gjithë, regjisorin, bashkëpunëtoret, bashkeproducentet. Nje projekt i prodhuar dise vite me pare, me shume mund e sakrifice. Projekt i cili pasqyroj sakte dramen njerëzore te nje njeriu i cili ndodhej ne mes dy zgjidhjesh, dyjat te gabuara. Projekt ky qe mijera shikuesve neper bote ju beri te qarte vitet e fillimit te apart’heidit kosovar. Film ky qe na beri krenare ne shume festivale boterore, duke nisur nga San Sebastian Film Festival, Zurich Film Festival, e deri tek Selaniku, e keshu me radhe”, ka shkruar Spahiu.