Nepali kërkon ndihmë teknike për përmbytjet dhe miliarda dollarë për rindërtim

Nepali ka pezulluar të shtunën operacionet e kërkim-shpëtimit për shkak të motit të keq, ndërsa autoritetet kanë bërë të ditur se vendi ka nevojë për ndihmë teknike nga jashtë për t’u përballur me përmbytjet shkatërruese që goditën një zonë në kufi me Tibetin.

Ky vend i varfër himalajan, me rreth 30 milionë banorë, do të ketë nevojë për rreth 4 deri në 5 miliardë dollarë për rindërtimin pas dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet e së mërkurës, tha ministri i Financave për Reuters.

Përmbytjet u shkaktuan nga shembja e një akullnaje, duke krijuar një rrëke të fuqishme me shkëmbinj, akull, baltë dhe mbetje, e cila të mërkurën përshkoi sistemet lumore malore.

Si pasojë, të paktën 626 persona kanë humbur jetën në Nepal dhe shtatë në Tibetin kinez, ndërsa uji përfshiu ndërtesa, ura dhe centrale elektrike.

Afër 3,000 persona vazhdojnë të konsiderohen të zhdukur – rreth 2,426 në Nepal dhe të paktën 558 në qarkun Gyirong të Tibetit. Mes të zhdukurve janë të paktën 540 shtetas të huaj, shumë prej tyre pelegrinë hindu nga India.

“Operacionet e kërkim-shpëtimit janë pezulluar përkohësisht për shkak të reshjeve dhe mjegullës”, tha Narendra Pariyar, zyrtari më i lartë administrativ i distriktit Rasuwa, një prej zonave më të goditura, për Reuters.

Sipas tij, autoritetet tani janë përqendruar në organizimin e transportit tokësor për të dërguar pelegrinët e shpëtuar drejt kryeqytetit, Kathmandu.

Operacionet e shpëtimit ishin pezulluar përkohësisht edhe të premten, pasi një liqen i krijuar në kufirin mes Nepalit dhe Kinës pas përmbytjeve filloi të derdhej në lumenjtë Lhende Khola dhe Trishuli në Nepal.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika