Nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara, planifikonin shitjen e 10 hektarëve tokë me vlerë 1 milion euro

Policia e Kosovës ka arrestuar  të mërkurën e 20 korrikut dhe personin e tretë që është i dyshuar së është i përfshirë në falsifikimin e dokumenteve dhe mashtrimit, gjithashtu policia është duke hetuar dhe për persona të tjerë që mund të jenë të lidhur me këtë rast

Ilustrim

Pas arrestimit të dy personëve më të nacionaliteti serb është arrestuar dhe personi i tretë i përfshirë në këtë rast në komunën e Suharekës.

Të dy personat e parë ishin arrestuar në flagrancë duke tentuar të shesin hiç më pak se 10 hektarë tokë në vlerë prej një milion euro me dokumente false.

Departamenti i Policisë së Kosovës për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren, ka thënë se pas hetimeve që i ka vazhduar lidhur me këtë rast ka arritur që dhe të dyshuarin e tret, ta arrestojë nën dyshimi se dhe ky “në bashkëkryerje me dy personat e tjerë të arrestuar me herët, dyshohet se kanë kryer veprat penale: “Falsifikimi i dokumenteve”, “Legalizim i përmbajtjes së rreme” dhe “Mashtrim”.

Sipas komunikatës së policisë i dyshuari i trete me iniciale (S.K,) pas intervistimit në prezencë të mbrojtësit, me Aktvendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë.

Polica ka thënë se janë duke punuar që të zbulojnë dhe për personit të katërt dhe eventualisht personave tjerë të përfshirë në këtë rast.

Me dokumente të falsifikuara tentuan t’i shesin 10 hektarë tokë në Prizren

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika