Nëse i rikonfirmohen listat, Ministria e Financave do t’i procedojë pagat të premten
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka kërkuar edhe njëherë nga Organizatat Buxhetore(OB) që të rikonfirmojnë listat e pagave. Përmes një postimi në Facebook, Ministria e Financave ka kërkuar nga OB-të që të vendosin nëse do të procedojnë pagat si paradhënie për orët e shtatorit që do të zëvendësohen sipas kalendarit të ri mësimor të […]
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka kërkuar edhe njëherë nga Organizatat Buxhetore(OB) që të rikonfirmojnë listat e pagave.
Përmes një postimi në Facebook, Ministria e Financave ka kërkuar nga OB-të që të vendosin nëse do të procedojnë pagat si paradhënie për orët e shtatorit që do të zëvendësohen sipas kalendarit të ri mësimor të miratuar nga MASHTI, në të kundërt, kanë bërë të ditur se do të duhet të veprojnë sipas Ligjit për Greva.
“OB-të duhet të vendosin nëse do të procedojnë pagat si paradhënie për orët e shtatorit që do të zëvendësohen sipas kalendarit të ri mësimor të miratuar nga MASHTI, përndryshe duhet të veprojnë sipas nenit 18 të Ligjit për Greva. Pas përfundimit të procedurave dhe rikonfirmimit të listave nga OB-të që paradhënia procedohet në përputhje me kalendarin e ri mësimor, Thesari do të procedojë sot me ekzekutim të pagave”, thuhet në njoftim.
Krahas kësaj, duke qenë se greva në arsim nuk është më prezente, MFPT ka shkruar se duke u bazuar në miratimin e lirë të kalendarit mësimor nga ana e MASHTI-t, sigurohet edhe ligjshmëria e shpenzimit të parasë publike.
A do të kompensohen orët e humbura mësimore gjatë grevës – flet Jasharaj















