Nesër kryhet eksplodimi i mjetit shpërthyes në Kaçanik – Policia paralajmëron masa sigurie
Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën, më 30 prill, do të kryhet një eksplodim i kontrolluar i një mjeti të dyshuar shpërthyes në fshatin Stagovë të Kaçanikut, që dyshohet se është i periudhës së Luftës së Dytë Botërore. Eksplodimi do të realizohet në orarin 09:00 – 13:00, dhe për këtë operacion janë paraparë […]
Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën, më 30 prill, do të kryhet një eksplodim i kontrolluar i një mjeti të dyshuar shpërthyes në fshatin Stagovë të Kaçanikut, që dyshohet se është i periudhës së Luftës së Dytë Botërore.
Eksplodimi do të realizohet në orarin 09:00 – 13:00, dhe për këtë operacion janë paraparë masa të rrepta sigurie.
Zona e rrezikut dhe masat që duhet respektuar:
- Rrezja e rrezikut është 1 kilometër nga vendndodhja e mjetit shpërthyes.
- Ndalohen rreptësisht qëndrimi i njerëzve brenda kësaj zone gjatë orëve të eksplodimit.
- Banorëve u kërkohet të mbajnë dritaret e shtëpive hapur, për shkak të valës së mundshme nga shpërthimi që mund të shkaktojë dëme materiale.
- Të largojnë veturat në vende të sigurta si garazhe ose pas shtëpive.
- Banorët që jetojnë në lagjen “Teneqja” dhe zonën e kodrës këshillohen të mos qëndrojnë jashtë dhe, nëse është e mundur, të largohen nga shtëpitë deri në përfundim të operacionit.
- Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Emergjencës do të jenë në gatishmëri, ndërsa Policia do të kujdeset që të mos ketë lëvizje të njerëzve në zonën e rrezikut.
“Këshillohet që të gjithë banorët brenda rrezes prej 1000 metrash të largohen nga shtëpitë para fillimit të operacionit dhe të mos kthehen deri pas përfundimit të shpërthimit”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.















