Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se kryeqyteti do të mbështesë protestën e nesërme, më 7 gusht, në mbrojtje të vlerave të luftës së UÇK-së dhe për drejtësi.

Ai në postim në Facebook, ka theksuar se lufta për liri është themel i shtetit të Kosovës dhe se respekti për sakrificën nuk është zgjedhje, por obligim kombëtar.

Për të lehtësuar pjesëmarrjen në protestë, Komuna ka ofruar transport urban falas për të gjithë qytetarët dhe parking falas për autobusët pas Pallatit të Rinisë nga ora 16:00 deri në 18:00.

Në kuadër të përkujdesjes institucionale, Rama ka theksuar se brenda kabinetit të tij është krijuar një sektor i posaçëm për çështjet e kategorive të dala nga lufta, i udhëhequr nga veterani Sylë Vitia.