Nesër nuk do të ketë ujë në disa zona të Prishtinës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nesër, më 19 tetor 2025, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të kryeqytetit, për shkak të sanimit të rrjedhjes në gypin magjistral DN 600mm ITUP Badoc – Prishtinë.

Sipas njoftimit zyrtar, ndërprerja do të zgjasë nga ora 12:00 deri në ora 19:00, ndërsa punimet do të kryhen në rrugën “Muharrem Fejza”, te rrethi i Matit.

Gjatë kësaj kohe, pa ujë do të mbeten këto zona: Graçanica, Hajvalia, Çagllavica, Lagja Qendresa, Lagja 038, një pjesë e lagjes Bregu i Diellit, një pjesë e lagjes Mati.

KRU “Prishtina” njofton se ekipet teknike do të punojnë intensivisht për përfundimin e sanimit brenda afatit të parashikuar dhe falënderon konsumatorët për mirëkuptimin e tyre gjatë kohës së ndërprerjes së përkohshme të furnizimit me ujë.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika