Nesër seancë e jashtëzakonshme, Kosova optimiste për Këshill të Evropës

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, është optimist se Kosova do të marr dritën e gjelbër në tri nivele të votimit, dhe se më së largu në maj të këtij viti do të jetë anëtar e Këshillit të Evropës. Nesër nga ora 14:30 mbahet seanca e jashtëzakonshme e Komitetit për Çështje Politike dhe Demokraci, i Asamblesë Parlamentar të Këshillit të Evropës, ku do të shqyrtohet raporti i Dora Bakoyannis, i cili rekomandon anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Të mërkurën nga ora 14:30 në Paris mbahet seanca e jashtëzakonshme e cila Republikës së Kosovës mund t’ia hapë përfundimisht rrugën drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Komitetit për Çështje Politike dhe Demokraci, i Asamblesë Parlamentar të Këshillit të Evropës ka 85 shtete anëtare.

Varësisht nga numri i pjesëmarrësve, për votim duhet shumica e thjeshtë apo 50% e votave.

Delegatët në duar do ta kenë raportin 26 faqësh të raportueses, Dora Bakoyannis, i cili i rekomandon Këshillit të Ministrave pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Nga Ministria e Jashtme janë optimist se nga kjo seancë do të vijnë lajme të mira.

Për të ardhur në këtë pikë është dashur të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pronësinë e 24 hektarëve tokë për Manastirin e Deçanit dhe jo vetëm.

Raportuesja Bakoyannis ka pranuar edhe një letër nga krerët e shtetit, Osmani, Konjufca dhe Kurti, të cilët ndër të tjera janë zotuar se i zbatojnë të gjitha masat që i kërkohen Kosovës, përfshirë edhe themelimin e Asociacionit sa më shpejt që është e mundshme.

Kjo letër sipas zëvendësministrit, Kreshnik Ahmeti, është procedurale dhe nuk nënkupton parakushte.

“Ajo ka të bëjë siç do ta shohin të gjithë kur të bëhet raporti publik, me marrëveshjen e Brukselit të 27 prilli dhe neneve të saj, me marrëveshjen e Ohrit të 18 marsit ku përfshihet edhe çështja e asociacionit por jo ekzluzivisht siç është paraqitur në media me asociacionin e aq më pak si parakusht. Asambleja parlamentare thotë se më nuk ka kushte para anëtarësimit për Kosovën”, tha Zëvendësministër i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti.

Ahmeti beson se faza e parë do të përfundojë para 18-19 prillit kur do të duhet që të votohej në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Këtu duhen 2/3 e votave, nga 320 delegatë nga 46 shtete.  Pas këtij niveli hapi i fundit është Komiteti i Ministrave, ku prapë duhen 2/3 e votave. Edhe për këtë periudhë, Ahmeti thotë se po lobojnë, por nuk mund të thonë se gjithçka është e garantuar sepse varet nga vullneti i shteteve anëtare.

“Dhe në rastin më të mirë Kosova do të bëhet anëtare në maj të këtij viti, pra përgjatë Ministerialit, miniterialet e rregullta mbahen një herë në vit, ato mund të thirren edhe të jashtëzakonshme, përbrenda kësaj periudhe”, shtoi Ahmeti.

Përkundër që vlerëson se anëtarësimi në Këshillin e Evropës është lajm shumë pozitiv, politologu, Shkodran Ramadani, vlerëson se kostoja e ngarkuar për Kosovës është shumë e lartë.

“Në këtë kuptim Kosova ka marrë edhe një obligim shtesë për ta themeluar Asociacionin. Tashmë përveç faktit që asociacioni gjendet në Marrëveshjen e Ohrit, dhe në aneksin e zbatimit Kosova e ka marrë edhe një obligim tjetër, dhe po e bënë gjithnjë e më të pashmangshme, mundësinë e mos-themelimit.”, u shpreh Shkodran Ramadani, Politolog.

Kushtet për anëtarësim sipas Ramadanit kanë qenë të ditura edhe më herët, por partia në pushtet e ka keqpërdorur dhe ka manipuluar duke i kundërshtuar ato sa ishte në opozitë.

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika