​Nesër takimi Bislimi-Petkoviq, optimizëm për arritjen e një dakordimi për dinarin

Ekziston një optimizëm nga njohësit e procesit të dialogut se do të arrihet një pajtim për çështjen e dinarit

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi (në të djathtë) dhe Petar Petkoviq (në të majtë) dhe Miroslav Lajçak, përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi (në mes)

Një ditë para takimit të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, ka optimizëm nga njohësit e procesit të dialogut se do të arrihet një pajtim për çështjen e dinarit.

Sipas tyre, rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila parasheh që vetem valuta euro të përdoret për pagesa, është legjitime, por duhet të gjenden modalitetet për zbatimin konkret të saj në terren, pa u prekur qytetarët serbë të Kosovës. Andaj, potencojnë nevojën për konstruktivitet në takimin e së hënës.

Në anën tjetër, nga Qeveria e Kosovës nuk kanë bërë të ditur nëse kanë dërguar propozimet për dinarin, afati për të cilat ka qenë deri më 22 mars. Mirëpo, kryeministri Albin Kurti, tha të premten se rregullorja e BQK-së, është e panegociueshme dhe se nuk do të pranojnë propozime që bien ndesh me të njëjtën.

Analisti politik, Fidan Ukaj, thotë për KosovaPress, se e vetmja zgjidhje për dinarin është plani i trazicionit i paraqitur nga BQK-ja.

Sipas tij, do të ketë një dakordim që qytetarët serbë në Kosovë, të marrin paratë që i shpërndanë Serbia, përmes bankave të licencuara të Kosovës.

“Pashmangshëm është e vetmja zgjidhje ofrimi i këtyre opsioneve të Kosovës, tani më edhe Serbia është e bindur se institucionet e Kosovës janë shumë të vendosura të ekzekutojë vendimin e marrë. Po do të gjendet një zgjidhje në takimin e ardhshëm dhe gjasat që të kemi një darkodim mes Bankës Qendrore të Kosovës dhe Bankës Popullore të Serbisë, janë të mëdha që qytetarët serbë në Kosovë të marrin të mirat materiale që i shpërndanë Serbia, t’i marrin përmes bankave të licencuara të Kosovës”, thotë ai.

Konstruktivitet në takimin e nesërm Bislimi-Petkoviq, kërkon politologu, Artan Muhaxhiri.

“Duhet të ketë shumë më tepër diplomaci, shumë me tepër hapësirë për kompromise konstruktive dhe të domosdoshme në mënyrë që të shkohet nga dy palët drejt arritjes së një marrëveshje”, thekson Muhaxhiri.

Në anën tjetër, profesori universitar, njohës i procesit të dialogut, Arben Fetoshi, thotë për KosovaPress, se rregullorja e BQK-së, është legjitime, por akuzon qeverinë se ka dështuar në komunikim me partnerët strategjik për të njëjtën.

“Dështimi kryesor i Kosovës ndërlidhet me komunikimin joefikas me partnerët strategjik të Kosovës sa i përket lojës perfide të Vuçiq dhe Serbisë… Një komunikim i cili ka determinuar pastaj qasje të ashpër të Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve të tjerë strategjik të Kosovës sa i përket detyrave që ka qeveria”, deklaron ai.

Kryenegociatori i Kosovës për dialog, Besnik Bislimi, është takuar gjatë kësaj jave me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq në Brukse, ku mes tjerash është diskutuar edhe çështja e dinarit. Palët janë dakorduar që deri më 22 mars të dërgojnë propozimet për dinarin te ndërmjetësuesi për dialog, Miroslav Lajçak, ndërsa më 25 mars të diskutojnë për arritjen e një zgjidhje./kp/

Shija e redaktorit

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës Muhamet Hyseni zyrtarizohet tek AC...

Të verdhit e rrezikshëm siç njihen në futbollin danez “AC Horsens” kanë arritur të bëjnë goditje të rëndësishme për afatin e ri kalimtar të...

Fermeri 74 vjeçar i shtëpisë së të moshuarve e funksionalizon...

Domate, speca, tranguj, kunguj e plot lloje të tjera perimesh janë të gjeturat e stinës në këtë serrë, mu në zemër të kryeqytetit. Ajo gjendet...

Shefja e katalunasve në Parlamentin e Spanjës: S’do të ndalemi...

Partia katalunase “Junts per Catalunya” kanë marrë një iniciativë në Parlamentin e Spanjës për t’i kërkuar Qeverisë së Spanjës njohjen e pavarësisë së Kosovës...

Të fundit nga rubrika