“Nesër takimi me Presidenten – qëndrimi i PDK-së është i njëjtë” – thotë Krasniqi
Pas dështimit të seancës së 40-të për konstituimin e Kuvendit, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se nesër pritet të mbahet takimi me presidenten e Kosovës, duke theksuar se PDK-ja vazhdon të kërkojë angazhimin e saj në zgjidhjen e krizës politike. “Takimi me Presidenten besoj nesër është takimi dhe unë do të jem aty. […]
Pas dështimit të seancës së 40-të për konstituimin e Kuvendit, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se nesër pritet të mbahet takimi me presidenten e Kosovës, duke theksuar se PDK-ja vazhdon të kërkojë angazhimin e saj në zgjidhjen e krizës politike.
“Takimi me Presidenten besoj nesër është takimi dhe unë do të jem aty. Qëndrimin që ne e kemi pasur njëjtë gjithmonë, ka dy tre muaj që po mundohemi me gjet zgjidhje me ofru kompromise që me dalë nga kjo situatë, por shpresojmë që e njëjta gjë të ndodhë siç nuk ka ndodhur deri tash nga LVV-ja. Nesër do të jem prapë te presidentja, ju e dini që ne kemi pasur kërkesë qysh herët që presidentja ta marrë rolin e saj dhe të involvohet”, ka deklaruar Krasniqi.
Ai ka vlerësuar takimin e mëparshëm të presidentes si një angazhim pozitiv, por u shpreh skeptik për rezultat, duke fajësuar Vetëvendosjen për bllokadën në Kuvend.
“Bllokada është prodhim i kryeneçësisë politike të LVV-së”, ka theksuar kreu i PDK-së.
Ai ka bërë të ditur se takimi me presidenten do të mbahet në orën 13:30.















