Nesër varrosen nënë e bir që vdiqën nga vërshimet në Pejë

Nesër (e hëna e 26 qershorit) do të varrosen nënë e bir që vdiqën si pasojë e vërshimeve të së shtunës në qytetin e Pejës

Foto ilustruese

Nesër (e hëna e 26 qershorit), do të varrosen nënë e bir që vdiqën si pasojë e vërshimeve të së shtunës në qytetin e Pejës.

Nënë e bir, M.A dhe D.A ishin 26 dhe 5-vjeçar.

Sipas njoftimit mortor, varrimi do të bëhet në varrezat e qytetit dhe funerali niset në orën 15:00.

Njoftimi mortor

Lidhur me këtë rast kanë reaguar krerët e Qeverisë, presidentja Osmani, kryeministri Kurti dhe kryeparlamentari Konjufca.

Presidentja Osmani ka thënë se humbja e dy qytetarëve si pasojë e vërshimeve në Pejë ka tronditur gjithë Kosovën.

“Humbja e dy qytetarëve tanë si pasojë e vërshimeve në Pejë ka tronditur gjithë Kosovën”, ka shkruar Osmani.

Kryeministri Kurti ka thënë se kjo është humbje e madhe për Kosovën, duke shprehur ngushëllimet e tij dhe të Qeverisë familjes dhe miqve të viktimave.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të jetëve të dy qytetarëve tanë, Dion Ademaj dhe Mirsada Ademaj, nga vërshimet e mbrëmshme në Pejë. Kjo humbje e madhe për familjet Ademaj dhe Hoxhiq është humbje e madhe për vendin tonë. Në këto ditë të rënda, dhembjen e ndajmë bashkë me familjarët dhe miqtë e tyre. Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Të lënduarve u uroj shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar Kurti.

Ndërsa kryeparlamentari Konjufca ka shprehur ngushëllimet e tij për familjarët e dy viktimave të vërshimeve në Pejë dhe ka thënë se kjo fatkeqësi na prek secilin dhe ka tronditur të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjarët e dy viktimave të vërshimeve në Pejë! Kjo fatkeqësi na prek secilin dhe ka tronditur të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Konjufca.

Ndërsa nga liderët opozitarë kanë reaguar kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kreu i PDK-së, Memli Krasniqi.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se bashkëndien me familjen Ademaj që humbi familjarët.

Haradinaj ka apeluar që qeveria, komuna dhe të gjitha institucionet përgjegjëse të veprojnë me vendosmëri e seriozitet.

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se në emrin e tij dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës i shpreh ngushëllime familjes Ademaj, ndërsa të lënduarve të tjerë shërim të shpejtë e të plotë.

“Prandaj në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës iu shpreh ngushëllime familjes Ademaj, ndërsa të lënduarve tjerë shërim të shpejtë e të plotë”, ka shkruar Abdixhiku.

Derisa ka shtuar se institucionet tona duhet të koordinohen me të gjitha organet lokale për t’iu përgjigjur nevojave të familjeve në Pejë.

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se ndihet “thellësisht i pikëlluar” me ngjarjen në Pejë, ku si pasojë e vërshimeve kanë humbur jetën nënë e bir.

Ai ka thënë se është e rëndësishme i gjithë vendi, pa përjashtim, në këtë moment sfidues, të solidarizohet me qytetin e Pejës dhe të ofrojë mbështetjen “e parezervë” për tejkalimin e kësaj situate.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika