Nesër varroset babai i Sali Mustafës

Jahja Mustafa, babai i Sali Mustafës, do të varroset nesër.

Në njoftimin e familjarëve bëhet e ditur se varrimi i të ndjerit do të bëhet në ora 12:00 në varrezat e fshatit Rimanisht, njofton Dukagjini.

Jahja Mustafa u nda nga jeta të enjten e 25 dhjetorit.

Kujtojmë se Dhomat e Specializuara në Hagë i kanë refuzuar kërkesën e një vizite humanitare, Sali Mustafës, që ta shihte gjallë babain e tij sa ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Për këtë ka reaguar edhe Organizata e Veteranëve të Luftës duke e konsideruar këtë vendim si ‘johuman’ dhe shkelje e rëndë parimesh themelore të të drejtave të njeriut.

Vdes babai i Sali Mustafës, OVL-ja shpreh indinjatën që Gjykata Speciale s’i dha leje ta vizitonte

Të fundit nga rubrika