Netanyahu dënon ushtarin izraelit që dëmtoi statujën e Jezu Krishtit në Liban

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka dënuar ashpër dëmtimin e një statuje të Jezu Krishtit nga një ushtar izraelit në jug të Libanit.

Ngjarja u bë publike pasi në rrjetet sociale u shpërnda një imazh ku shihet një ushtar izraelit duke goditur me çekan një statujë të Jezu Krishtit.

Në një deklaratë në platformën X, Netanyahu ka thënë se ai dhe “shumica dërrmuese e izraelitëve” janë “të tronditur dhe të pikëlluar” nga incidenti.

Ai ka shtuar se autoritetet ushtarake kanë nisur një hetim penal dhe se ndaj përgjegjësit do të merren masa të rënda disiplinore.

“Izraeli është i vetmi vend në Lindjen e Mesme që respekton lirinë e besimit për të gjithë. Shprehim keqardhje për incidentin dhe çdo lëndim të shkaktuar”, thuhet në deklaratë.

Ndërkohë, ambasadori amerikan në Izrael Mike Huckabee ka kërkuar që ndaj ushtarit të merren “pasoja të shpejta, të ashpra dhe publike”.

Shija e redaktorit

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Të fundit nga rubrika