Netanyahu i kundërpërgjigjet kritikave amerikane për Gazën

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu reagoi të dielën kundër kritikave në rritje nga aleati kryesor, Shtetet e Bashkuara, ndaj rolit të tij drejtues, ndërsa vazhdon lufta shkatërrimtare me Hamasin

Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu reagoi të dielën kundër kritikave në rritje nga aleati kryesor, Shtetet e Bashkuara, ndaj rolit të tij drejtues, ndërsa vazhdon lufta shkatërrimtare me Hamasin.Netanyahu i cilësoi thirrjet për zgjedhje të reja si “krejtësisht të papërshtatshme”.

Gjatë ditëve të fundit, drejtuesi i shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer, zyrtari më i lartë amerikan me origjinë hebreje dhe një mbështetës i fortë i Izraelit, i bëri thirrje Izraelit të mbajë zgjedhje të reja, duke thënë se zoti Netanyahu e “ka humbur drejtimin”.

Presidenti Joe Biden shprehu mbështetjen për “fjalimin e mirë”, siç e quajti ai, të zotit Schumer dhe e akuzoi më herët zotin Netanyahu se e ka dëmtuar Izraelin me nivelin jashtëzakonisht të lartë të viktimave në radhët e civilëve në Gazë.

Netanyahu i tha kanalit televiziv Fox News se Izraeli nuk do të kishte bërë kurrë thirrje për zgjedhje të reja në Shtetet e Bashkuara pas sulmeve të 11 shtatorit dhe i kritikoi si të papërshtatshme komentet e zotit Schumer.

“Ne nuk jemi një republikë bananesh”, tha ai. “Populli i Izraelit do të vendosë se kur do të mbahen zgjedhjet dhe se kë do të zgjedhin dhe kjo nuk është diçka që mund të na imponohet”.

I pyetur nga kanali televiziv CNN nëse do të angazhohej për zgjedhje të reja pasi të ketë përfunduar lufta, zoti Netanyahu tha se “ kjo është diçka që do të vendoset nga populli izraelit”.

Ndërkohë, kancelari gjerman Olaf Scholz u takua me kryeministrin izraelit të dielën në Jeruzalem.

Kjo është hera e dytë që kancelari Scholz viziton Lindjen e Mesme që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor në Izrael.

Kancelari Scholz do të takohet edhe me presidentin e Izraelit Isaac Herzog.

Gjermania është një vend aleat i vendosur i Izraelit dhe ka shprehur vazhdimisht solidaritetin me Izraelin që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika