Netanyahu: Izraeli dhe Hamasi pritet të nisin së shpejti fazën e dytë të armëpushimit

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi të dielën në Jerusalem se Izraeli dhe Hamasi pritet “shumë shpejt të kalojnë në fazën e dytë të armëpushimit” në Rripin e Gazës, pasi Hamasi të dorëzojë eshtrat e pengut të fundit që ende mbahet në Gaza.

Netanyahu i bëri këto komente gjatë një konference për shtyp të përbashkët me kancelarin gjerman, Friedrich Merz, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Izrael, shkruan AP, transmeton Dukagjini.

Sipas tij, faza e dytë e armëpushimit – e cila përfshin çarmatimin e Hamasit dhe demilitarizimin e Gazës – mund të nisë që në fund të këtij muaji. Aktualisht, Hamasi mban ende eshtrat e Ran Gvilit, një oficer policie 24-vjeçar, i vrarë më 7 tetor 2023, trupi i të cilit u dërgua në Gaza pas sulmit.

Kjo fazë e dytë parashikon gjithashtu vendosjen e një force ndërkombëtare për të garantuar sigurinë në Gaza, si dhe krijimin e një qeverie të përkohshme palestineze për administrimin e përditshëm të territorit.

Kjo qeveri do të funksionojë nën mbikëqyrjen e një bordi ndërkombëtar, të udhëhequr nga presidenti amerikan Donald Trump.

Kthimi i eshtrave të Gvilit do të shënonte përfundimin e fazës së parë të planit 20-pikësh të armëpushimit të propozuar nga Trump. Hamasi ka deklaruar se nuk ka arritur të gjejë të gjitha eshtrat, duke pretenduar se ato janë të mbuluara nga rrënojat e lëna pas ofensivës izraelite dyvjeçare në Gaza.

Ndërkohë, Izraeli ka akuzuar Hamasin për zvarritje të qëllimshme dhe ka kërcënuar se mund të rifillojë operacionet ushtarake ose të ndalojë ndihmën humanitare nëse eshtrat nuk dorëzohen plotësisht.

Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi se Gjermania po kontribuon në zbatimin e fazës së dytë duke dërguar oficerë dhe diplomatë në një qendër koordinimi civil-ushtarak të udhëhequr nga SHBA-ja në jug të Izraelit, si dhe duke dërguar ndihma humanitare për civilët në Gaza.

Netanyahu theksoi se pak njerëz besonin se faza e parë e armëpushimit do të realizohej dhe se faza e dytë është po aq sfiduese. Ai shtoi se ekziston edhe një fazë e tretë, e cila synon “çrradikalizimin e Gazës”.

“Ashtu siç i thashë kancelarit, shumë njerëz mendonin se kjo ishte e pamundur. Por ajo u bë në Gjermani, u bë në Japoni, u bë në shtetet e Gjirit. Mund të bëhet edhe në Gaza, por sigurisht që Hamasi duhet të çmontohet,” u shpreh kryeministri izraelit.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika