Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi të martën Iranin se “ky do të jetë një ngjarje ndryshe” nëse Izraeli sulmohet, ndërsa armëpushimi mes SHBA-së dhe Iranit po shfaq shenja të brishta.
Duke folur në Konferencën e Negevit në Dimona, Netanyahu u shpreh se Irani nuk duhet të llogarisë se do të ketë qetësi në rast se sulmon Izraelin, shkruan CNN, transmeton Dukagjini.
“Mos llogaritni se do të ketë qetësi nëse na sulmoni. Mos prisni një përsëritje të asaj që ndodhi. Sepse nuk do të jetë një përsëritje, dhe ajo që ndodhi ishte tashmë mjaft e fuqishme. Kjo do të jetë një ngjarje krejtësisht ndryshe, shumë më e fuqishme”, tha Netanyahu.
Dimona, ku u mbajt konferenca, ndodhet pranë qendrës kryesore kërkimore bërthamore të Izraelit.
Irani sulmoi për herë të fundit Izraelin më 8 qershor, pasi Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) goditën objektiva të Hezbollahut në Bejrut. Izraeli ishte përgatitur për një valë shumë më të madhe sulmesh ndaj Iranit, përpara se presidenti amerikan Donald Trump të minimizonte sulmet me raketa balistike të Iranit ndaj Izraelit dhe të ndërmjetësonte një armëpushim.