Netanyahu përshëndet marrëveshjen për avionë luftarakë amerikanë

Kryeministri i Izraeli, Benjamin Netanyahu, përshëndeti planin për blerjen e dy avionëve luftarakë të avancuar të prodhuar në SHBA, duke thënë se kjo do të “forcojë epërsinë ajrore dërrmuese të Izraelit.”

Të dielën në mëngjes, Ministria e Mbrojtjes së Izraelit ka dhënë miratimin përfundimtar për blerjen e avionëve luftarakë F-35 dhe F-15I si pjesë e një rritjeje të madhe të buxhetit të ardhshëm të mbrojtjes.

Netanyahu tha se Izraeli do të shtojë 350 miliardë shekelë (rreth 118 miliardë dollarë) në buxhetin e mbrojtjes gjatë dekadës së ardhshme, ndërsa vendi synon të bëhet i pavarur nga prodhuesit e huaj të armëve.

Ai shtoi gjithashtu se Izraeli do të zhvillojë avionët e vet “revolucionarë të prodhuar në Izrael.”

Netanyahu foli edhe për kërcënimin nga dronët me të cilin është përballur Izraeli në jug të Libani dhe në veri të Izraelit.

Ai tha se ka urdhëruar një “projekt të veçantë” për të kundërshtuar këtë kërcënim, por paralajmëroi se nuk do të jetë një çështje që zgjidhet shpejt.

“Do të marrë kohë, por ne po punojmë për këtë,” tha ai.

 

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika