Netanyahu thotë se nuk vendos afat për përfundimin e luftës me Iranin
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se nuk dëshiron të vendosë një afat kohor për përfundimin e luftës me Iranin. Duke folur për median amerikane Newsmax, Netanyahu tha se konflikti “është me siguri përtej gjysmës” dhe se Republika Islamike e Iranit në fund do të “shembet nga brenda”, sipas raportimeve të AFP. Ndërkohë, presidenti […]
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se nuk dëshiron të vendosë një afat kohor për përfundimin e luftës me Iranin.
Duke folur për median amerikane Newsmax, Netanyahu tha se konflikti “është me siguri përtej gjysmës” dhe se Republika Islamike e Iranit në fund do të “shembet nga brenda”, sipas raportimeve të AFP.
Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se SHBA mund të “shkatërrojë” centralet elektrike të Iranit, puset e naftës dhe madje edhe impiantet e ujëkripëzimit nëse nuk arrihet shpejt një marrëveshje.
Ai ka deklaruar gjithashtu se janë duke u zhvilluar “bisedime serioze” me Iranin, por ka paralajmëruar se në mungesë të armëpushimit SHBA do të godasë objektiva që deri tani, sipas tij, janë kursyer qëllimisht.
Trump ka përsëritur gjithashtu kërcënimet ndaj ishullit Kharg, një nga qendrat kryesore të eksportit të naftës së Iranit.
Më herët, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme iraniane i ka cilësuar propozimet amerikane për përfundimin e luftës si “të tepruara dhe të paarsyeshme”.















