Netflix në udhëkryq, fati i vuloset javën e ardhshme

Kompania e transmetimit të filmave, serialeve, dokumentarëve e lojërave është në gjendje të vështirë. Ajo po kalon një nga momentet më të rëndësishme në historinë e saj 25-vjeçare. Dita e martë e 19 korrikut do të jetë vendimtare për vazhdimësinë e saj, pasi do të raportohet për të hyrat e tremujorit të dytë të këtij viti

Ilustrim.

Gjiganti i transmetimit Netflix të martën do të raportojë të hyrat e tij të tremujorit të dytë, dhe ky do të jetë një nga momentet më të rëndësishme në historinë e kompanisë.

Netflix po kalon një vit të tmerrshëm. Në prill të këtij viti, kompania raportoi se kishte humbur abonentë në tremujorin e parë të 2022 – hera e parë që kishte ndodhur në çdo tremujor për më shumë se një dekadë.

Aksionet e Netflix kanë pësuar rënie rreth 70% këtë vit, duke humbur miliarda dollarë në vlerën e tregut dhe si pasojë e kësaj kompania pushoi nga puna rreth 300 punonjës, njofton CNN Business.

Ndërsa, çfarëdo që të ndodhë të martën, mund të rifomësojë të ardhmen e kompanisë, si dhe të gjithë sektorit të transmetimit. Siç shkon Netflix, ashtu shkon transmetimi.

Andrw Hare, nënkryetar i kërkimit në Magid, u shpreh se do te jetë ferr për të paguar nëse të martën raportohet se humbjet do të jenë më shumë se 2 milionë siç ka parashikuar Netflix.

Shpresa e vetme e Netflix janë reklamat.

Netflix ka njoftuar të mërkurën se do të bashkëpunojë me Microsoft në një plan të ri, më të lirë abonimi të mbështetur nga reklamat.

Pavarësisht se Reed Hastings, CEO i Netflix, nuk është aq pro ndaj idesë për vite me radhë, reklamat tani janë një pjesë kryesore e planeve të Netflix për të rritur të ardhurat në të ardhmen. Raportohet se niveli i ri do të vijë përpara fundit të vitit 2022, por Netflix pranon se biznesi i tij i ri i reklamave është në “fazën e tij shumë të hershme”.

Gjithashtu, Netflix po fokusohet në kufizimin e ndarjes së fjalëkalimeve, ku për momentin 5 persona mund ta ndajnë fjalëkalimin e njëjtë, dhe kjo po i kushton kompanisë miliarda dollarë.

Por, a do të kenë këto rendësi, nëse shifrat e së martës janë aq të dobëta sa Wall Street t’i kthejë shpinën plotësisht Netflix-it?

Sipas Hare, sapo Netflix të nënvlerësohet shumë nga tregu, s’do të ketë më baste.

Mirëpo, prapëseprapë Netflix ka disa gjëra në favorin e tij, siç është shikueshmëria e lartë me 221.6 milionë abonentë në gjithë botën, gjë që e bën lider të transmetimit në botë.

Kjo dhe rritja e numrave në një treg ku ka rritje të inflacionit mund të jenë disa nga justifikimet që mund t’iu bëhen investitorëve.

Hare ka thënë se, “Investitorët do t’u japin atyre kohë për të korrigjuar anijen, por ata duhet të dëgjojnë plane më solide për rrugën drejt një rritjeje të menjëhershme”.

Ndërsa, ai shton se kjo “Ka të bëjë vetëm me komunikimin se si ata po evoluojnë biznesin për të siguruar që do të vazhdojnë të jenë liderë në transmetim… Askush nuk e ka barkun për një biznes që humb miliona abonentë çdo tremujor.”

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika