Neville thotë se Southgate duhet të qëndrojë si trajner i Anglisë deri në Euro 2024

Kontrata aktuale e 51-vjeçarit është deri në Euro 2024, ndërkaq, Gary Neville dëshiron që ai të qëndrojë në formacionin e Anglisë për një afat të gjatë

Gary Neville në të majtë, dhe Gareth Southgate në të djathtë

“Gareth Southgate duhet të mbetet si trajner i Anglisë, dhe më pas të mbahet nga Federata e Futbollit për të ndihmuar në formacionin lojës, për një afat të gjatë”.

Kështu ka thënë për Sky Sports, eksperti i futbollit, Gary Neville, i cili ka shtuar se nuk ka asnjë anglez të gjallë që ka më shumë përvojë në turne të mëdha.

Anglia u eliminua nga Kupa e Botës pasi humbi 2-1 ndaj kampionëve në fuqi, në çerekfinale. Ndërsa, Southgate u ka thënë shefave të tij në FA, se i duhet pak kohë për të shqyrtuar të ardhmen e tij deri në vitin e ri.

Southgate ka qenë në këtë rol që nga viti 2016, duke udhëhequr Anglinë në gjysmëfinalet e Kupës së Botës 2018, si dhe në finalen e Euro 2020, dhe Neville beson se 51-vjeçari – i cili është kontraktuar deri në vitin 2024 – duhet të qëndrojë në rolin e tij edhe më gjatë përtej rolit të trajnerit.

“Ai i ka parë të gjitha dhe unë mendoj se ai duhet të mbahet brenda sistemit për të hartuar të ardhmen. Ai ka qenë atje për 10 vjet, ne kemi pasur sukses të madh me ekipet e femrave, me ekipet më të reja dhe mendoj se ka pasur sukses shumë të mirë me ekipin e meshkujve dhe ndihem sikur ai e ka parë atë përmirësim në performancë dhe kulturë, gjatë 10 vjetëve. Unë do të doja që ai të qëndronte me FA, përtej rolit të tij trajner”, është shprehur Neville.

Sidoqoftë, Neville mendon se Southgate duhet të marrë një vendim shpejt dhe të mos lejojë që gjërat të zvarriten shumë deri në vitin e ri.

Gjithashtu, Nevillie shpreson se ky ekip mund të qëndrojë së bashku, duke shtuar se ka evoluar në këtë turne.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika