Nevoja për lëndën e edukimit ligjor në shkolla, dhuna në familje dhe vetting-u, flet avokati Damati

Sipas avokatit, Musa Damati, përfshirja e edukimit ligjor është më se e rëndësishme ngase e njëjta rrit vetëdijësimin tek qytetarët. Ndonëse ka thënë se legjislcioni i Kosovës është më në nivel sesa vendet në rajon, ai ka thënë se angazhimi i mediumeve është i nevojshëm dhe krahas kësaj edhe një vetting, por jo një i njëanshëm

Ilustrim





Avokati Musa Damati ka thënë se Republika e Kosovës duhet të hyjë në mesin e shteteve perëndimore të cilat lëndën e edukimit ligjor e kanë të përfshirë në kurikulat mësimore.

I ftuar në “Shpirti i vikendit” me Xheneta Asllani në Radio Dukagjini, Damati ka thënë se përfshirja e një lënde të tillë do të ngriste vetëdijen tek brezat e rinj në raport me veprimet kundër ligjit.

“Përfshirja e lëndëve  të caktuara të reja siç ëshë edukimi ligjor  nga mësimdhënësit apo ekspertët do të ndikonte pozitivisht tek ngritja e dijes tek brezat e rinj në raport me veprimet kundërligjore të caktuara. Vetëdija ligjore e cila vie shumë në shprehje tek qytetarët në SHBA dhe në Evropë mungon në Kosovë. Ne si avokat ballafaqohemi me raste kur  pasi që ndodh një akt kriminal, klienti apo klientja nuk e ka pasur informacionin më të vetëm se kjo kategori e caktuar sanksionet, se ky veprim është i kundërligjshëm”, ka deklaruar Damati.

Sipas tij, Republika e Kosovës duhet të jetë e vëmendshme në të ofruarit trajtime të caktuara dhe në investime në sistemin arsimor ngase sipas tij, aspekti efektiv i trajtimit ligjor mungon nëpër shkollat e Kosovës.

Dhuna në familje

Krahas kësaj, avokati Damati ka folur edhe për dhunën në familje për të cilën, ai ka thënë se legjislacioni në Kosovë gëzon një legjislaturë të mire të ligjeve që trajtojnë rastet kundër dhunës, ligje këto të cilat ofrojnë mbrojtje dhe konfidencialitet.

“Ligji për mbrojtjen kundër dhunës në familje ofron mbrojtje të avancuar për viktimat të cilat mund të jenë subjekt i dhunës në familje dhe gjithçka zhvillohet në procedurë shumë të shpejtë gjyqësore dhe në formate konfidenciale duke ofruar mbrojtje të mirë për qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Demati.

Ai ka theksuar se në këtë aspekt, është ligji ai i cili parasheh një kufizim të kontakteve, largim të anëtarve të familjes dhe veprime të bazuara në domenin penal për të cilin, avokati në fjalë thotë se duhet theksuar që gjindet jashtë domenit civil në bazë të cilit mbrohen të drejtat e njeriut.

Sa u  përket dënimeve, Damati ka treguar se dënimet  caktohen varësisht nga shkalla e demit. Ezksitojnë dënime me 5 vite burg, 10 e ndonjëherë edhe mbi 10 vite për akte më të rënda siç janë vrasja në tentativë.

Ndonëse dhuna në familje ishte rritur përgjatë kohës së pandemisë, avokati ka treguar se një formë e saj është treguar edhe brutaliteti policer. Këtë të fundit e ka thënë duke kujtuar rastin në SHBA, atë të George Floyd.

Avokati, Musa Damati

Dhuna seksuale dhe Vetting-u në drejtësi

Sanksionet kundrejt ngacmimeve dhe dhunës seksuale nuk lanë pa u përmendur përgjatë bisedës në studion e Radio Dukagjinit. Ndonëse shqetësuesi, Damasi ka thënë se jo të gjitha rastet bëhen publike dhe se ndaj të njëjtave, ndonëse legjislacioni ofron mbrojtje dhe fushë të strukturar kundrejt ligjeve moderne, problemi qëndron te politika ndëshkimore e Gjykatave të Kosovës.

Një avancim në mediumet e Kosovës e sheh sikurse të nevojshëm ngase transparenca e gjykatave sipas avokatit, është obligim ligjor. Si të tillë, ai e ka parë të nevojshëm involvimin e përcjelljes së rasteve të tilla nga ana e mediumeve.

“Ka nevojë për reforma në sistemin e drejtësisë. Ka nevojë për në vetting jo të tërënjëanshëm, jo hakmarrje ndaj profesionstëve të caktuar në mënyrë që të vijnë profesionistët e një subjekti tjetër politik. Ka nevojë për një instalim të strukturave profesionale”, ka deklaruar ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, krahas Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë dorëzimit e dosjes së dokumenteve të procesit të Vetting-ut tek Kryetari të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, më 4 shtator të këtij viti.





Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika