New York Knicks, skuadra e fundit që siguroi plejofin

Skuadra e New York Knicksi emposhti Washington Wizardsin 118:109 dhe u bë skuadra e fundit që siguroi plejofin në ligën NBA

New York Knicksi mposhti Washington Wizardsin 118:109 për t’u bërë skuadra e fundit që siguron plejofin në ligën NBA.

Quentin Grimes dhe Jalen Brunson shënuan nga 27 pikë secili, për t’i dhënë Knicksit fitoren e katërt rresht.

Atlanta Hawks fitoi pas vazhdimeve kundër Dallas Mavericks, dhe më pas e largoi Wizardsin nga gara për të siguruar një vend te ekipet më të mira.

Trae Young i Atlantas shënoi 24 pikë dhe ishte vendimtar 1.8 sekonda pa përfunduar i gjithë dueli, në fitoren 132:130.

Dallasi e pati mundësinë të fitonte në fund të kohës së rregullt dhe në vazhdime, por humbi për herën e tretë rresht dhe për herë të shtatë në tetë ndeshje. Kyrie Irving realizoi 41 pikë për Dallasin.

Toronto Raptors do të luajë në plejof për herë të parë që prej vitit 2019, pasi kampioni i atij viti fitoi ndaj Charlotte Hornets 128:108.

Sezoni i rregullt mbyllet më 9 prill, ndërsa turneu ku edhe dy skuadra tjera sigurojnë plejofin nga vendi i shtatë deri në vendin e dhjetë, luhet prej 11 deri më 14 prill.

Gjashtë vendet e para kualifikohen direkt në plejof. Më pas, plejofi i ligës NBA nis më 15 prill.

Kevin Durant me Phoenix Sunsin mposhtën Oklahoma City Thunderin, 128:118. Durant realizoi 35 pikë, 13-të prej të cilave i shënoi në çerekun e katërt.

Anthony Davis shënoi plot 40 pikë në ndeshjen që Los Angeles Lakersi e arriti përballë Houston Rockets, 134:109. LeBron James regjistroi “triple-doublen” e dytë të edicionit. Lakersi siguroi fitoren e gjashtë në shtatë ndeshje dhe tani është në pozitën e shtatë në Konferencën e Perëndimit.

Milwaukee Bucks që udhëheqë në Konferencën e Lindjes fitoi përballë Philadelphia 76ers, 117:104. Giannis Antetokounmpo shënoi 33 pikë dhe pati 14 kërcime për Bucks, ndërsa Joel Embiid pati 28 pikë për 76ers.

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika