Neymar Jr është pajtuar të transferohet te ekipi arab Al Hilal, ka raportuar gazetari sportiv Fabrizio Romano.

Sipas Romanos, këto janë detajet e kontratës:

  1. Dokumentet e kontrolluara dhe miratuara nga të gjitha palët.
  2. Neymar do të nënshkruajë marrëveshje të vlefshme deri më 30 qershor 2025.
  3. Testet mjekësore më vonë sot, pastaj ai do të udhëtojë në Saudi.
  4. Neymar Jr gjithashtu do të mbajë numrin 10 në Al Hilal.
  5. Prezantimi është planifikuar deri në fund të kësaj jave.
  6. Paris Saint-Germain merr një tarifë afër 100 milionë euro.
  7. Huazimi te Barça, i pamundur – ai do të luajë për Al Hilal.