Grupi i muzikës rok NFRON ka publikuar një këngë proteste lidhur me gjendjen – statusin e ushtarëve çlirimtarë të Kosovës.

Në klipin e kësaj kënge, ndër të tjera, shihet ushtari duke bredhur rrugëve pa qëllim, plot hidhërim dhe zhgënjim.

Ndërkaq, muzika dhe teksti i këngës më të re të grupit, NFRON, janë punuar nga Gëzim Muriqi.

Grupi i muzikës rok, NFRON formohet nga Arbër Krasniqi – vokal, Flamur Prapashtica – kitarë, Sinan Jakupi – kitarë, Gëzim Muriqi – kitarë bas dhe Violand Shabani – bateri.

Kjo vepër muzikore i kushtohet të gjithë atyre që u sakrifikuan për lirinë e shtetit të pavarur të Kosovës.