Nga 1 qershori nuk lejohen pagesa me para të gatshme mbi 2 mijë euro

 

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se nga 1 qershori 2026 nuk do të lejohen pagesat me para të gatshme mbi shumën 2,000 euro në transaksionet me individë.

Sipas njoftimit të ATK-së, të gjitha pagesat që tejkalojnë këtë shumë duhet të realizohen përmes sistemit bankar ose formave të tjera elektronike të pagesës.

ATK u ka bërë thirrje qytetarëve dhe bizneseve që të respektojnë kufizimin e përcaktuar me ligj dhe të shmangin pagesat cash mbi limitin e lejuar, në mënyrë që të evitohen gjobat dhe ndëshkimet e tjera.

“Mos paguani cash mbi limitin e lejuar. Veproni sipas ligjit”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Ky vendim synon rritjen e transparencës financiare dhe luftimin e ekonomisë joformale në Kosovë.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika