Nga 12 shtatori nis viti i ri shkollor në Shqipëri
Mësimi në shkollat e Shqipërisë nis më 12 shtator. Pritet që shkollën të fillojnë për herën e parë rreth 29 mijë nxënës, të cilët gjithashtu për herën parë e kanë edhe abetaren gjithëkombëtare, të përbashkët për Kosovën dhe Shqipërinë. Mësimi do të fillojë edhe për nxënësit në arsimin parauniversitar. Janë rreth 435 mijë nxënës të […]
Mësimi në shkollat e Shqipërisë nis më 12 shtator. Pritet që shkollën të fillojnë për herën e parë rreth 29 mijë nxënës, të cilët gjithashtu për herën parë e kanë edhe abetaren gjithëkombëtare, të përbashkët për Kosovën dhe Shqipërinë.
Mësimi do të fillojë edhe për nxënësit në arsimin parauniversitar. Janë rreth 435 mijë nxënës të cilit do të vijojnë mësimin normalisht.
Ndërsa ministrja e Arsimit në Shqipëri, Evis Kushi, i ka uruar nxënësit me lajmin se “ky vit i ri shkollor vjen me shumë risi për të gjithë nxënësit dhe mësuesit, ju uroj një vit të mbarë e të suksesshëm”.
Më tej, Kushi ka treguar se pas inaugurimit të 12 shkollave pritet të ulet ngarkesa nëpër klasa, por nuk do të eliminohet mësimi deri në orët e vona të pasdites.















