Nga 50 në 80 cent, shtrenjtohen biletat e Trafikut Urban

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se, duke filluar nga 1 korriku, nesër, do të hyjnë në fuqi çmimet e reja të biletave të transportit publik, në kuadër të procesit të digjitalizimit të këtij shërbimi.

Sipas njoftimit, qytetarët që blejnë biletat përmes kuletës digjitale ose SMS-së, përmes operatorëve të telefonisë mobile, do të paguajnë më pak krahasuar me ata që përdorin biletat fizike, njofton Dukagjini.

Me tarifat e reja, bileta njëdrejtimëshe në formë fizike do të kushtojë 0.80 euro, ndërsa në formë digjitale ose përmes SMS-së 0.60 euro. Bileta ditore do të kushtojë 1.20 euro në versionin fizik dhe 1 euro në atë digjital.

Po ashtu, bileta javore do të jetë 6 euro (fizike) dhe 5 euro (digjitale), ndërsa bileta mujore 18 euro në formë fizike dhe 14.50 euro në formë digjitale.

Edhe për linjën e Aeroportit janë vendosur tarifa të reja, ku bileta fizike do të kushtojë 6 euro, ndërsa ajo digjitale 5 euro.

Komuna ka bërë të ditur gjithashtu se bileta vjetore digjitale do të kushtojë 150 euro, ndërsa bileta korporative vjetore digjitale, e dedikuar për bizneset me 20 ose më shumë punëtorë, do të kushtojë 120 euro.

Sipas Komunës së Prishtinës, ndryshimet synojnë të inkurajojnë përdorimin e formave digjitale të pagesës dhe të zgjerojnë procesin e digjitalizimit të transportit publik në kryeqytet.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika