Nga 83 centë në 3.5 euro, ndryshon pagesa për anëtarësi në Odën e Infermierëve

Me vendim të Kuvendit dhe organeve drejtuese, Oda e Infermierëve ka ndryshuar çmimoren për anëtarësi nga 83 centë në 3 euro e 50 centë për të gjithë infermierët, përfshirë sektorin privat, publik, infermierët e pensionuar dhe ata të pa punësuar. Përballë ankesave të infermierëve, nga Oda thonë se me shumën, synohet të mbulohet mbrojtja ligjore, sigurimi jetësor dhe shëndetësor e trajnimet profesionale.

Të punësuar apo jo, për çdo muaj duhet të paguajnë anëtarësinë.

Madje, infermierët nga marsi, për të qenë pjesë e Odës së Infermierëve, do paguajnë 3 euro e 50 cent, nga 83 cent sa paguanin paraprakisht.

Për këtë, një infermiere që nuk deshi të identifikohej, pati ankesa meqë sipas saj, ndryshimet bëhen në një periudhë jo të lehtë.

“Ky vendim për ne është i padrejtë sepse ka ardhë në një kohë kur ka ngritje të çmimeve dhe duke mos mendu aspak për infermierin, sepse pagesa prej 3.5 euro është e lartë ne kërkojm çmim më të arsyeshem”

Por një sqarim e kanë nga Oda e Infermierëve.

“sa i përketë sigurimit shëndetësor dhe jetësor, mbrojtjes juridike për anëtarët e OIK-ut, për të gjithë anëtarët, kjo vlen për gjithë anëtarët këshilli drejtues e ka pa të arsyshme që edhe sektori privat, edhe të pa punët edhe të gjithë anëtarët që kanë pas një pagesë prej 0.83 cent në muaj të kaloj në 3 euro sepse benefitet janë të njejta për krejtë anëtarët”, ka deklaruar Bashkim Mehmeti, kryetar i Këshillit Drejtues.

Mehmeti bëri të ditur se kanë pranuar disa ankesa në lidhje me këto ndryshime.

“Ankesa ka pasur në faqën e Odës, ka pas ankesa jo numër i madh i ankesave por disa që ne në takimin e radhës të këshillit drejtues kemi planifiku që në rendin e ditës t’i trajtojmë dhe t’i analizojmë të gjitha një nga një”, ka theksuar Mehmeti.

Në një email të dërguar nga Oda, të siguruar nga televizioni veç tjerash thuhet se anëtarët që nuk kryejnë këtë pagësë deri në qershor do të jenë të përjashtuar nga mbrojtja ligjore, sigurimi jetësor dhe shëndetësor e edukimi i vazhdueshëm profesional.p

Televizioni ka tentuar të marrë një qëndrim edhe nga  Federata e Sindikatave të Shëndetësisë, në lidhje me këtë temë, por të njejtit thanë se deri më tani nuk kanë pranuar ndonjë ankesë për ndryshimin e pagesës së anëtarësisë./TVDUKAGJINI

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika