Nga Brezovicë në “Brezo-villë”, nuk ndalen ndërtimet e vilave

Përkundër arrestimeve për lejet e ndërtimit, as sot puna nuk është ndalur në vilat dhe komplekset që po ndërtohen në “Brezovicë”. Gjatë ditës dhjetëra kamionë me beton janë derdhur në muret e themelet e vilave që janë të destinuara për shfrytëzim privat e po ashtu si hotele e vila për turistët

Ilustrim





Radha është e gjatë e destinacioni i fundit një pikë turistike shumë e vizituar.

Rrugës që të dërgon për në Brezovicë janë dhjetëra kamionë që vazhdimisht transportojnë tonelata me beton.

Adresa e fundit është hyrja e Brezovicës.

Përkundër se kjo zonë është pjesë e Parkut Kombëtar të Maleve të Sharrit, betonizimi është më shumë se kurrë i pranishëm.

Në ditën kur po vazhdon aksioni i radhës “Brezovica” dhe ka të arrestuar në lidhje me lejet e ndërtimit në këtë pjesë, punimet në Brezovicë po vazhdojnë.

Janë dhjetëra vila në të cilat po vazhdon intensiteti i punës.

Jo në numër të vogël por nëpër kodrina po ndërtohen komplekse vilash.

Tash kur nuk është sezona turistike, ka pak qarkullim.

Disa nga vilat shfrytëzohen nga turistët, e një pjesë madje janë vënë në shitje. Betoni nuk ka ngelur vetëm në hyrje të Brezovicës.

Pak metra larg pistës kryesore dikush pothuajse është në përfundim të vilës së ëndrrave.

Në oborr nuk ishte askush i pranishëm por punët për rregullim janë pothuajse drejt fundit.

Pothuajse 100 për qind e vilave në pjesën e jashtme janë të mbuluara nga kamerat. Jo vetëm nga turistët por kjo zonë mbetet e lakmuar shumë edhe nga ndërtuesit për qejfe private e për biznes.

Lidhur me gjendjen e mëparshme dhe planin e ndërtimit në këtë zonë RTV Dukagjini ka tentuar të flasë me Bajram Kafexhollin, drejtor i Parkut Kombëtar “Sharri”.

Për të njëjtin kemi kërkuar leje për intervistë nga Ministria e Mjedisit e udhëhequr nga Liburn Aliu. Kërkesë në të cilën nuk janë përgjigjur gjatë ditës.

Që nga muaji dhjetor i vitit 2021, Prokuroria e Ferizajt ka zhvilluar disa aksione për ndërtimet në këtë zonë.

Përpos bllokimit të miliona eurove, janë arrestuar dhjetëra persona, mes  të cilëve edhe ish-kryetari i Shtërpcës, Bratisllav Nikolliq.





Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika