Nga dita e shtunë, hyjnë në fuqi tarifat e reja të energjisë

Të enjten, Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka vendosur tarifat e reja të energjisë elektrike. Me tri vota, vendimi i marrë nga ZRrE për shtrenjtimin e energjisë elektrike mbi 15 përqind do të gjejë zbatim nga 1 prilli i këtij viti

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) (Ilustrim)

Çmimi i rrymës do të shtrenjtohet për 15.4 për qind, për të gjitha kategoritë pa përjashtim, nga data 1 prill deri më 31 mars të vitit 2024.

Të enjten, Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka vendosur tarifat e reja të energjisë elektrike. Me tre vota, ky është vendimi i marrë nga ZRrE.

Mbledhja është mbajtur nën masa të rrepta të Policisë, ndërsa në hyrje të objektit, ku është zyra e ZRRE-së, është verifikuar identiteti i secilit person që ka hyrë brenda.

“Qëllimi i përcaktimit të tarifave është reflektimi te kostove të shërbimit për secilin aktivitet të sektorit të energjisë elektrike, ashtu që të garantohet siguria dhe vazhdueshmëria e furnizimit me energji elektrike. Tarifat e energjisë elektrike të aprovuara reflektojnë koston e shërbimit për secilin aktivitet, ashtu që të mos cenohet siguria dhe vazhdueshmëria e furnizimit me energji elektrike. Tarifa e aprovuara duhet të mbulojnë kostot investive të nevojshme në Termocentralet, investimet në rrjetin e Transmetimit dhe Shpërndarjes, reflektimin e kostove me shumicë dhe të operimit. Tarifat e energjisë elektrike për konsumatorët fundorë të aprovuara do të jenë në masën 15.4% më të larta për çdo kategori të konsumatorëve të rregulluar”, thuhet në njoftimin e ZRrE-së.

Krahas kësaj, e njëjta ka bërë të ditur se faktorët që kanë ndikuar në rritjen e kostove të furnizimit janë rritja e çmimeve të energjisë elektrike në tregjet ndërkombëtare, blerja e sasive më të mëdha të energjisë elektrike në tregun rajonal dhe ndërkombëtar dhe shkalla e lartë e inflacionit.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika