Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se këtë javë moti do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të pjesshme, ndërsa nga e enjtja priten reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Të hënën, temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 11 gradë Celsius, kurse maksimalet nga 26 deri në 31 gradë.

Edhe të martën dhe të mërkurën parashihet mot i ngjashëm, me diell dhe vranësira të pjesshme.

Ndryshim më i dukshëm i kushteve atmosferike pritet nga dita e enjte, kur do të ketë reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, ndërsa temperaturat do të shënojnë rënie.

Të premten, sipas parashikimeve, temperaturat minimale do të sillen nga 8 deri në 12 gradë, ndërsa maksimalet do të bien ndjeshëm, duke arritur vetëm nga 19 deri në 22 gradë Celsius.