Nga e mërkura rikthehet procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Afatet kohore për pjesën tjetër të gjykimit, ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë pritet të diskutohet të mërkurën në një konferencë mbi ecurinë e çështjes. Pas përfundimit të dëshmitarëve të Prokurorisë, pritet që gjykimi të shkojë më shpejtë.

Ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, do rikthehen sërish në gjykatore në Hagë, këtë të mërkurë.

Në Dhomat e Specializuara për Kosovën, do të mbahet konferenca mbi ecurinë e çështjes, ku do të diskutohet me trupin gjykues për hapat e ardhshëm në këtë rast, e do të caktohen edhe afatet për palët.

“Deri më tani dimë se gjatë konferencës së nesërme për ecurinë e çështjes palët do të diskutojnë me Trupin Gjykues për hapat e ardhshëm në gjykim, si dhe për caktimin e afateve. Ekipet e Mbrojtjes kanë parashtruar se synojnë të dorëzojë një kërkesë për rrëzimin e disa akuzave, ose të gjitha akuzave. Në seancat e mëparshme gjyqësore, ekipet e Mbrojtjes kanë bërë të ditur se do t’u duhen rreth katër javë për përgatitjen e kësaj kërkese. Duhet të presim vendimin e Trupit Gjykues në lidhje me caktimin e afateve”, kanë thënë nga DhSK.

Sipas monitoruesit Astrit Kolaj, është e rëndësishme që ky proces të përfundojë në një afat optimal.

“Në këtë seancë mund të dihet se ekipet mbrojtëse të të akuzuarve a do të shfrytëzojnë të drejtën e mocionit të rrëzimit të komplet akuzës apo për të rrëzuar ndonjë akuzë brenda kësaj aktakuze, do bisedohet për afatet tjera në përgjithësi se si do të zhvillohen më tutje dhe është me rëndësi që ky proces të zhvillohet me një dinamikë normale, dhe të ketë përfundim brenda një afati optimal”, ka thënë Kolaj.

Derisa, avokati i akredituar në Gjykatën Speciale, Taulant Hodaj thotë se ky proces është duke shkuar drejt hapave të fundit, ndërkohë që shton se ndaj të akuzuarve do duhej të kishte masë më të butë të sigurisë.

“Është pritur dhe pritet që pasi ka përfunduar dëgjimi i dëshmitarëve të prokurorisë hiqet dhe një ndër arsyet pse është caktuar paraburgimi, në ndikim të dëshmitarëve të prokurorisë, përkundër që ka ende dëshmitarë që kanë me dhënë dëshmi, por ata janë të mbrojtjes dhe nuk konsiderohen që mund të ndërhyjnë dhe është një fazë e rëndësishme që mund të bind trupi gjykues..”, ka thënë Hodaj.

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill të 2023, derisa tek javën e kaluar Zyra e Prokurorit të Specializuar ka mbyllur zyrtarisht paraqitjen e provave.

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika