Nga e premtja, fëmijët e lindur më 2014 mund të aplikojnë për shtesa

Platforma eKosova tashmë do të jetë e hapur për shtesat e tjera për fëmijët e lindur në vitin 2014

Fëmijët në oborrin e shkollës

Nga ky muaj, edhe fëmijët e lindur në vitin 2014 mund të përfitojnë nga Shtesat për Fëmijë, ka njoftuar Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka bërë të ditur se qytetarët tashmë mund të aplikojnë për shtesat për fëmijët e lindur më 2014, njofton Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.

Përmes një postimi në Facebook, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se duke filluar nga ky muaj, skema për Shtesat për Fëmijë do të zgjerohet gradualisht, duke shtuar nga një gjeneratë për çdo muaj.

Kështu, në muajin gusht do të shtohet gjenerata e fëmijëve të lindur në vitin 2013, në muajin shtator gjenerata e fëmijëve të lindur në vitin 2012, e kështu me radhë.

Ndër të tjera, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka lajmëruar që llogaria bankare do të jetë në emër të aplikuesit, kurse aplikimi nga babai apo kujdestari ligjor i fëmijës bëhet vetëm në raste specifike.

Aplikimi për Shtesa për Fëmijë tashmë do të jetë vazhdimisht i hapur në platformën eKosova, kurse pagesa do të bëhet me datë 25, apo ditët vijuese të punës të çdo muaji.

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika