Nga Evropa në Amerikë, Afrikë e Azi, dhjetëra mijëra njerëz në të gjithë botën po dalin në rrugë për të kërkuar ndalimin e sulmeve të Izraelit ndaj Gazës
Instituti për Inteligjencën dhe Operacionet Speciale i Izraelit (The Mossad) në Twitter ka lëshuar një ultimatum kërcënues për banorët e Gazë, të cilëve shteti i Izraelit u ka ndalë ujin, energjinë elektrike dhe furnizimet tjera të cila janë jetike për mbijetesën njerëzore. “Për qytetarët e Gazës. Dëgjoni Forca e Mbrojtjes e Izraelit. Hamasi dëshiron që […]
Instituti për Inteligjencën dhe Operacionet Speciale i Izraelit (The Mossad) në Twitter ka lëshuar një ultimatum kërcënues për banorët e Gazë, të cilëve shteti i Izraelit u ka ndalë ujin, energjinë elektrike dhe furnizimet tjera të cila janë jetike për mbijetesën njerëzore.
“Për qytetarët e Gazës. Dëgjoni Forca e Mbrojtjes e Izraelit. Hamasi dëshiron që ju të qëndroni sepse ata kanë nevojë për ju si mburoja njerëzore”, thuhet në njoftimin e tyre deri sa ka kanë publikuar pamje të frikshme të shkatërrimit të ndërtesave duke iu thënë qytetarëve të Gazë “Ju nuk dëshironi të jeni në ndërtesë kur kjo të ndodhë [bombardimi]”, kanë shkruar The Mossad Twitter.
To the citizens of Gaza. Listen to the IDF.
Hamas wants you to stay because they need you as human shields.
You do not want to be in the building when this happens. And it will. pic.twitter.com/fBAAIUPXWI
— The Mossad: Satirical, Yet Awesome (@TheMossadIL) October 13, 2023
Ndërsa gjatë ikës së banorëve të nga veriu i Rripit të Gazës për në Jug të saj u bombarduan kolonat me civilë ku mbetën rreth 70 civilë të vrarë në mesin e tyre fëmijë dhe gra.
Ndërsa për këtë rast ka reaguar dhe Shefi i Byrosë së Turqisë për Lindjen e Mesëm, Ragıp Soylu, i cili ka publikuar një video të tmerrshme të një spitali të në Rripin e Gazës.
“Gjendja aktuale e një spitali në Rripin e Gazës, pas sulmit ajror që vrau 70 civilë sot kur ata po shkonin drejt jugut, sipas urdhërit të Forca e Mbrojtjes e Izraelit”, ka shkruar Soylu.
GRAPHIC: The current state of a hospital in Gaza Strip, following the airstrike that killed 70 civilians today when they were heading south as ordered by IDF. pic.twitter.com/NrMzHhMLmG
— Ragıp Soylu (@ragipsoylu) October 13, 2023
Më poshtë mund ti shiheni protestat nga Evropa në Amerikë Afrikë e Azi, dhjetëra mijëra njerëz në të gjithë botën po dalin në rrugë për të cilët po kërkojnë ndalimin e sulmeve të Izraelit ndaj Gazës së pushtuar















