Nga foltorja e Kuvendit, Kurti sulmon Kushtetuesen: Më shumë bën bilanc politik sesa drejtësi

Nga foltorja e Kuvendit të Kosovës, gjatë prezantimit të buxhetit për vitin 2025, kryeministri Albin Kurti adresoi kritika ndaj Gjykatës Kushtetuese, duke e akuzuar për ndërhyrje politike në vendimet e saj.

Kurti ka theksuar se Gjykata Kushtetuese, në vend që të përqendrohet në dhënien e drejtësisë, shpesh bën bilanc politik.

“Siç edhe e dini që të dy ligjet, deputetët opozitarë i bllokuan duke i dërguar në Gjykatë Kushtetuese, eventualisht Gjykata që më shpesh bën bilanc politik sesa që ndan drejtësi, njërin ligj na e ryzoi, atë për çmimet tavan kurse tjetrin e miratoi, atë për pagën minimale. Dëm gjithsesi. Për të parin sepse nuk hyri në fuqi, kurse pr të dytin u vonua një vit zbatimi i tij. Pra qytetar të dashur përveç problemeve globale, neve na u deshtë ta navigonin edhe nëpër sfidat, pengesat e e vonesat e brendshme që na u shkaktuan”, ka thënë Kurti.

Gjatë fjalës së tij, Kurti lavdëroi Qeverinë e tij për buxhetin, teksa theksoi se janë qeveria e parë që prezanton katër buxhete në një mandat.

“Kryeministri i parë që prezanton buxhetin e katërt të mandatit, për të shënuar qeverinë e parë që e çon mandatin deri në fund. Buxheti është projektuar të jetë 3.6 miliardë euro, apo 9% më shumë se në vitin 2024, apo 60% më shumë se buxheti i vitit 2020. Për të arritur deri këtu, këto 4 vite kaluam nëpër shumë sfida, e për dallim nga të tjerët para nesh, u siguruam që buxheti të orientohet te qytetari, duke e bërë këtë vit pas viti. Buxheti i vitit 2025 është buxheti i katërt në këtë mandat”, ka shtuar Kurti.

“Buxheti për vitin 2025 është 3.6 miliard euro apo 9 për qind me i lartë se sa buxheti i viti të 2024… Karakteristik e këtij buxheti janë: buxheti për paga është 13 për qind me i lartë se vitin 2024, për mallra dhe shërbim 3.2 për qind se më i lartë se vitin 2024. Buxheti për investime kapitale është 3.8 për qind më i lartë se vitin 2024…”, ka thënë Kurti.

Shija e redaktorit

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Osmani kërkon interpretim nga Kushtetuesja për moskonstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar sqarim juridik lidhur me situatën pas përfundimit të afatit kushtetues...

Të fundit nga rubrika